Dashuria jote ushqen, shëron dhe shpëton. Adopto në distancë!

Bëhu kujdestar në distancë për një kafshë që ka nevojë për dashurinë tënde.

Çdo plan ndihmon për ushqimin, kujdesin dhe strehimin e kafshëve të shpëtuara nga Huma.

10 / Muaj

Plan Dashurie

Për ata që duan të japin pak dashuri.

  • Siguron ushqim ditor
  • Mbështet kujdesin bazë veterinar
  • Ndihmon për pastrimin dhe strehim
  • Nuk përfshin trajtim mjekësor
  • Nuk përfshin vaksinime
  • Nuk përfshin sterilizim
20 / muaj

Plan Kujdesi

Për ata që duan të jenë pranë çdo dite.

  • Siguron ushqim të plotë mujor
  • Vaksinimin dhe trajtimet mjekësore
  • Kontribuon për sterilizimin/kastrimin
  • Përfshin raport mujor
  • Nuk përfshin kujdes të plotë
  • Nuk përfshin ekskluzivitet
30 / Muaj

Plan Shprese

Për ata që duan të ndryshojnë jetë.

  • Mbështet plotësisht me ushqim
  • Siguron strehim kujdes në qendra
  • Ndihmon për rehabilitimin
  • Përfshin raport mujor
  • Vaksinimin dhe trajtimet mjekësore
  • Jep statusin “Kujdestar në Distancë

Pyetje dhe Përgjigje

Gjithçka që duhet të dish për adoptimin në distancë dhe mënyrat e ndihmës.

Ke pyetje?

 

  • Ne kemi përgjigjet! Adopto në distancë me qetësi dhe transparencë.

  • Pse?T’u japësh një shans maceve e qenve që jetojnë si endacakë,
  • Nuk u ndryshon vetëm fatin atyre

  • Por edhe zemrën tënde, në mënyra të papritura.
Çfarë do të thotë “Adopto në distancë”?
Adoptimi në distancë do të thotë që ju bëheni kujdestar i një kafshe pa qenë nevoja ta merrni në shtëpi. Donacioni juaj ndihmon me ushqim, trajtim mjekësor dhe strehim për kafshën që keni zgjedhur të mbështesni.
A mund të zgjedh vetë kafshën që dua të mbështes?
PO
Pasi të dhuroni, mund të na kontaktoni për të zgjedhur një kafshë specifike që doni të mbështesni. Ne do t’ju dërgojmë foto dhe informacione për të.
A do të marr informacione për kafshën që adoptoj?
PO
Çdo muaj do të merrni një përditësim me foto ose video, që të shihni përparimin dhe kujdesin që po merr falë ndihmës suaj.
Si përdoren donacionet?
Çdo donacion shkon 100% për ushqim, trajtim mjekësor, sterilizim, vaksinim dhe strehim të kafshëve të shpëtuara. Ne publikojmë raportet e transparencës në faqen Huma.
A mund të anuloj ose ndryshoj planin tim mujor?
PO
Në çdo moment mund ta ndaloni ose ndryshoni shumën e donacionit tuaj. Ne e vlerësojmë çdo ndihmë, pavarësisht madhësisë apo kohëzgjatjes.
A është e sigurt të dhuroj online?
PO
Të gjitha pagesat bëhen përmes PayPal ose Stripe, platforma ndërkombëtare të sigurta me mbrojtje të plotë për dhuruesit.
A mund të dhuroj në emër të dikujt tjetër (si dhuratë)?
PO
Mund të adoptoni në distancë në emër të dikujt tjetër dhe ne do t’ju përgatisim një certifikatë falënderimi me emrin e personit tuaj të dashur.
A mund të vizitoj kafshët që mbështes?
PO
Nëse jeni pranë zonave ku vepron Huma, mund të na kontaktoni për të organizuar një vizitë. Ne do të jemi të lumtur t’ju prezantojmë me miqtë tanë me katër putra 🐶🐱.

Ende ke nevojë për ndihmë? Na shkruaj në adopto@huma.al